top of page

Çfarë po planifikonin? “Të fortit” të Pogradecit i vendosin GPS poshtë makinës.

Një person i paidentifikuar ka vendosur një send të dyshimtë poshtë një makine në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit, ndërsa ka qenë roja i prokurorisë që ka vënë re lëvizjet dhe ka lajmëruar policinë.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit ai ka parë një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur dicka poshtë një makine të parkuar.

Fillimisht është dyshuar për eksploziv, dhe është sjellë nga Tirana grupi i shpërthimeve të kontrolluara. Por pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk ishte lëndë plasëse, por një aparat GPS për gjurmimin e vendndodhjes.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit është edhe përfshirja në një aksident “kokë më kokë” në Elbasan.

Nga ana e policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur GPS.

bottom of page