Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja e bën çorbë tenderin e ushqimit të fëmijëve dhe nxënësve. Fjala është për prokurimin me objekt “Furnizimi me ushqime për kopshte, çerdhe dhe konviktorë”. Për një afat 10 muaj dhe do të furnizohen produkte në vlerën 120 milionë lekë. Këto shpenzime janë të domosdoshme për ushqimin e fëmijëve, por lekët rrezikohen nga përvetësimi dhe korrupsioni i zyrtarëve.
“NELSA ” SHPK dhe “BIO TRADE ALBANIA” SHPK janë dy firma që kanë paraqitur ofertat e tyre për këtë tender. Por, kjo e fundit u përjashtua nga gara që në fillim, ndërsa në fazën e zhvillimit të tenderit mbeti vetëm firma ‘NELSA ” SHPK. Kështu, “Nelsa” u shpall fituese pa konkurrencë dhe përfitoi kontratën e majme.
Kujtojmë se tenderi është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të kuq” si kambanë alarmi për rikun e korrupsionit. Gjithashtu në dokumente përshkruhen produkte ushqimore në sasi të mëdha që fëmijët e çerdheve nuk mund t’i konsumojnë aq shumë.
Duke qenë se fituesi ishte shpallur dhe abuzimet ishin të faktuara në dokumentet, tani pritej reagimi i organeve kontrolluese dhe ligjzbatuese.
Ndërkohë, kompani fituese në mënyrë të papritur është tërhequr nga tenderi duke mos e paguar garancinë e kontratës. Lëvizja mund të shpjegohet vetëm në kuadër të një “pazari” të prishur, jo për mospërmbushjen e kërkesave për cilësinë dhe çmimin.
Si pasojë, Qosja bën një tjetër lëvizje, duke i shtuar edhe një tjetër “Flamur të kuq” tenderit. Më datë 4 dhjetor 2023, Bashkia Kavajë thotë se fituesi është firma “BIO TRADE ALBANIA ” SHPK, ofertën e të cilës në nëntor e skualifikoi se nuk përmbushte kriteret. Pra, kjo paska qenë loja e Qoses deri sa të qeeijë qëllimet e tij.
Kjo kontratë është anuluar dhe Qosja thotë se Nelsa shpk nuk përmbush kriteret, sepse nuk ka paraqitur kontratën e sigurimit. Dhe pa e zgjatur më shumë çështjen, ia ka lënë në tavolinë tenderin firmës BIO TRADE ALBANIA ” SHPK.
Domethënë ka ngatërruar një çorbë Qosja, me të cilën po bie në rrjetën e SPAK me këmbët e veta, sepse tenderi është i skuqur në shkelje.
Ndërkohë vëmë re se lista e produkteve nuk ka ndryshuar ende; shohim se do të blihen në sasi të madhe tërshërë, miell misri, pluhur për pjekje, limonë, që përdoren në një sasi të reduktuara tek fëmijët. Sidomos pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm. Ndërsa bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç.
Ndërsa për disa produkte të tjera në listë, si kanellë, djathë kaçkavall, fruta të ndryshme, prindërit janë ankuar shpesh se nuk iu jepen fare fëmijëve. Në kopshte shpesh mëngjesi është shumë i varfër, dreka kryesisht ndonjë supë.
Dhe, pasi e zvarriti tenderin e furnizimit të kopshteve dhe çerdheve, kryetari Qosja që abuzon në kurriz të fëmijëve, më në fund e firmosi kontratën. Kjo firmë do të jetë provë kur SPAK të vendosë të hetojë shpërdorimet e kryebashkiakut.