Një raport i Shërbimit Informativ Shtetëror, dërguar zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ngre alarmin për një fenomen të hapur ndjeshëm në Shqipëri, ku persona të huaj pajisen me shtetësi dhe më pas pasaportë shqiptare, duke u maskuar si “sportistë elitarë”.

Ky fenomen tashmë është kthyer në një biznes për zyrtarë të Ministrisë së Sporteve, disa Federatave Sportive në Shqipëri dhe zyrtarë të tjerë që trajtojnë dokumentacionin e falsifikuar, për gjoja importimin e “sportistëve elitarë” në Shqipëri.

Raporti thekson se gjithçka është një mashtrim i kombinuar mes disa grupeve, ku qëllimi është përfitimi i shumave monetare nga emigrantë të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri, por prezantohen si sportistë të talentuar në fusha të ndryshme të sportit.

Në linjë të kësaj skeme janë personazhe falsifikatorësh që veprojnë si agjenci turistike-emigrantësh sezonalë për punë, të cilët vijnë në Shqipëri.

Këto grupe kontrollojnë dhe individë të caktuar që, kundrejt pagesave të majme, i natyralizojnë si sportistë elitarë, duke i kanalizuar më lehtë në etapat e shitjes së shtetësisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *