Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin me dronë nga Rusia në kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev. Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni i BE ka dënuar ashpër sulminndërsa shtoi se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë. BE e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të, siç u shpreh, “brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës”. “Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim. Post navigation Macron dhe Lukashenko telefonatë pas vitesh të tëra “heshtje”, Misku: Këmbënguli Parisi! Temë diskutimi… U konfirmua si kryetar i PD, Berisha: Vota e demokratëve dje ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska