Gjenden sende të paligjshme në burgun e Fierit. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Operacionale të DPB-së në ambientet e institucionit, pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme. Autoritetet kanë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vijimin e procedurave. Në një tjetër rast brenda institucionit, gjatë një kontrolli me skaner, të dënuarit A.M. i janë konstatuar pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike të fshehura në veshje. Pas konstatimit, ai është shoqëruar në sektorin e veçimit, ndërsa janë njoftuar drejtuesit dhe strukturat përgjegjëse. NJOFTIMI I DREJTORISE SE BURGJEVEVijojnë kontrollet në IEVP Fier.Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut në DPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara kanë vijuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.Në kuadër të këtyre masave, Forcat Operacionale të DPB-së kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar: 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e procedurave të mëtejshme.Ndërkohë, gjatë një kontrolli të kryer nga strukturat e vetë IEVP Fier, të dënuarit A.M., gjatë verifikimit në skaner, iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje. Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe specialistët e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në veçim. Post navigation Akuzohet për zjarrvënie në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim Detajet/ Tritol kantierit të ndërtimit në Kamëz, kamerat e sigurisë fiksuan autorin. Pronarët e pallatit mohojnë konfliktet